Paris Saint-Germaini nuk ka arritur më shumë se një barazim (1-1) në ndeshjen e zhvilluar si mysafir i Rennes në Roazhon Park.
Rezultati u zhbllokua në fund të pjesës së parë me një gol të Neymarit nga pika e bardhë (90’+6).
Në gjysmën e dytë, vendasit arritën që ta barazonin rezultatin përmes Sehrou Guirassy (70’), i cili u asistua nga Benjamin Bourigeaud.
Në minutën e 87-të miqtë mbetën edhe me një lojtar më pak në fushë pas përjashtimit të Presnel Kimpembe me karton të kuq, ashtu që nuk ia dolën ta kthenin epërsinë.
Ky barazim e lë Paris Saint-Germainin tri pikë prapa liderit Lille, kur kanë mbetur edhe dy xhiro deri në fund të kampionatit.