Renis Gjoka rrëfen historinë misterioze të dashurisë: Kemi 15 vite bashkë

Historitë e dashurisë janë gjithmonë të bukura dhe asnjëherë nuk mërzitesh teksa i dëgjon. Renis Gjoka këtë të diel rrëfeu te Ola historinë e tij.

Ai tregoi se me partneren e tij kanë plot 15 vite dhe zbuloi se në fillim ajo ka qenë fansja e tij, më pas ka filluar njohja dhe lidhja e gjatë. “Është njeri që më është gjendur në ditët më të vështira”, theksoi ai dhe më tej shtoi se e do shumë.

Ata janë prindër të një vajze e cila pak ditë më parë ka festuar 2-vjetorin e lindjes. Renisi tregoi se bashkëshortja ka bërë një sakrificë të madhe pasi vajzën e ka lindur në Amerikë dhe Renisi e kishte të pamundur të shkonte në ato momente pranë saj për shkak të një angazhimi në një spektakël në Shqipëri. “Vajzën e kam mbajtur në duar 10 ditë pas lindjes”, tha ai.

Renisi Gjoka tregoi se që në fillim ka dashur që të ketë një vajzë, ndryshe nga shumë meshkuj dhe shtoi se kalon shumë kohë me të.

Shtuar 9.05.2021 11:05