Jo vetëm Rebic, Komisioni Disiplinor dënon edhe Donnarumman

Komisioni Disiplinor ka ndëshkuar sulmuesin e AC Milanit me dy ndeshje moslojë dhe dënuar portierin Gianluigi Donnarumma me 10 mijë euro pas ndeshjes me Napolit.

Gjyqtari sportiv e ndëshkoi me të kuq Rebicin pas ankesave drejtuar arbitrit Fabrizio Pasqua në humbjen 1 – 0 ndaj Napolit.

Ndërsa, portieri është dënuar shkaku që ka ‘kërcënuar dhe qëndrim ofendues ndaj kundërshtarit.

Pos Rebic, Juventus do jetë pa Juan Cuadrado në ndeshjen e radhës, derisa mbrojtësi i Napolit, Giobanni di Lorenzo gjithashtu u suspendua për një ndeshje.

Kroati do jetë mungesë e madhe për Milanin në Seria A, ngase janë duke hasur në probleme me sulmuesit, që janë duke pësuar lëndime.


Shtuar 16.03.2021 13:09