Në muajin e 6 të shtatëzanisë, infermierja 33 vjeçare në gjendje kritike për jetën

Një infermiere 33 vjeçare e cila është dhe në muajin e gjashtë të shtatëzënisë ndodhet në gjendje kritike për jetën si pasojë e infektimit me COVID-19.

Kolegët e 33 vjeçares ngas Pogradeci kanë shpërndarë thirrjen për ndihmë, që ajo të kurohet në Turqi.

Kolegji i Mjekëve Shqiptarë gjithashtu edhe shoqata e infermierëve shqiptarë në Gjermani, shkruajnë se për shkak të Covid-19, 33-vjeçarja Bardha Xhukellari “ne pritjen e saj te embel eshte detyruar te kryej nje operacion te hershem ne muajin e gjashte te shtatzanise. Si pasoje e kesaj gjendja e saj eshte shume e renduar dhe shpresa e saj e vetem eshte trasportimi i saj ne spitalin e Turqisë”.

REAGIMI I PLOTE

Ndihme te shpetojme jeten e nje personeli mjekesor.

Bardha Xhukellari 33 vjec, lindur ne Pogradec eshte ne gjendje kritike per jeten.

Per shkak te Covid-19 Bardha ne pritjen e saj te embel eshte detyruar te kryej nje operacion te hershem ne muajin e gjashte te shtatzanis. Si pasoje e kesaj gjendja e saj eshte shume e renduar dhe shpresa e saj e vetem eshte trasportimi i saj ne spitalin e Turqis. E ardhur nga nje familje ne kushte te veshtira ekonomike ju lutem te sensibilizohemi te gjithe duke kontribuar sadopak per te shpetuar jeten e saj.

p.s.
Thirje per kolegët që kur ta shpërndajnë ta cilësojnë që është infermiere, në ketë mënyre heronjt le t’u ngelen përrallave.

Infermierët janë armata kryesore në luftën me Covid-19.

Shtuar 16.03.2021 01:03