COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 309 testime, 10 qytetarë të infektuar, nuk ka humbje jete dhe 5 të shëruar në 24 orët e fundit
20 Nëntor 2022 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.
Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 309 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 10 qytetarë, në këto Bashki:
6 në Tiranë, 2 në Kurbin, nga 1 qytetarë në Divjakë, Tepelenë.
Janë 194 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
Janë shëruar 5 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,354 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika ( 20 Nëntor 2022)
Raste të reja ditore 10
Të shëruar në 24 orë 5
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 309
Testime totale 2,006,019
Raste pozitive 332,142
Raste të shëruara 328,354
Raste Aktive 194
Humbje jete 3,594
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 147
Gjirokastër 14
Vlorë 8
Fier 7
Elbasan 6
Shkodër 3
Berat 3
Durrës 3
Korçë. 2
Lezhë. 3