George Clooney dhe bashkëshortja e tij Amal, do të investojnë rreth 6.8 milionë paund për një pronë në jug të Francës, e cila ka një sipërfaqe prej 172 hektarësh.
Shtëpia ka një pishinë, një fushë tenisi si dhe 25 hektarë vreshtë për verë dhe rrethohet nga kopështe.
Mësohet se prona i përket shekullit të 18-të, ndërsa u restaurua në vitin 1990 nga arkitekti Bruno Lafourcade.