Sulmi në Poloni, reagon Zelensky: Raketat nuk ishin ukrainase

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se nuk ka nuk kishte dyshime se raketa që shkaktoi një shpërthim në Poloni nuk ishte ukrainase, raporton agjencia e lajmeve Interfax.

Zelensky shtoi se Ukraina “duhet të ketë akses” në vend, ku dy persona vdiqën dhe katër u plagosën, raporton SkyNews.

Komenti i tij vjen pasi Polonia dhe NATO thanë se vendi ishte “ndoshta” i goditur nga një raketë e mbrojtjes ajrore ukrainase, por nuk ka asnjë tregues se ishte një sulm i qëllimshëm.

Megjithatë, kryeministri polak tha në orën e fundit se “nuk mund të përjashtojë” se sulmi, katër milje nga kufiri ukrainas, ishte një provokim.

Kryeministri polak Mateusz Morawiecki tha: “Ne nuk mund të përjashtojmë që bombardimi i infrastrukturës ukrainase pranë kufirit ishte një provokim i qëllimshëm i bërë me shpresën se mund të lindte një situatë e tillë”./albeu.com