“Aferë me në krye Ramën”, Meta denoncon sërish investimin në Portin e Durrësit: Pastrim gjigant parash

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka dalë në një konferencë për shtyp duke folur në lidhje me Portin e Durrësit, të cilin e cilëson mega-aferë dhe paralajmëroi se do të nxjerrë fakte të reja.

Meta tha se është një pastrim gjigant parash dhe në krye të kësaj afere, sipas tij, qëndron kryeministri Rama.

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/649203956691581

“Në krye të gjithë kësaj afere është Rama, është shkelës i kushtetues, ligjeve, mashtrues i opinionit publik për të fshehur projektin mafioz. Është në dritën e diellit. fakte të reja do dalin, është mësuar të përfshirë përfaqësues të opozitës pseudo opozitarë, por filmat, përgjegjësia janë të tij. Është përgjegjësi penale sepse është prona më e madhe e Shqipërisë.

Jemi bashkuar iniciativës së deputetëve të opozitës duke e çuar në Gjykatën Kushtetuese, është diskriminim i hapur i një kategorie biznesi, për ndërtuesit që favorizon Rama krijohen lehtësira, për ndërtuesit e tjerë kemi ato kushte që tregojnë pabarazi. Do ndërmarrim çdo iniciativë për parandalimin e projektit mafioz, është pastrim gjigand parash, rrezikon që Shqipëria të mbetet pa port mallrash për një kohë të gjatë, përveç probleme që do të na sjellin në integrimin në BE.”, tha Meta./albeu.com


Shtuar 15.11.2022 12:08