Protesta e opozitës, Rama: Një çorbë e gatuar prej 30 vjetësh nga i njëjti kuzhinier

Në lidhje me protestën e opozitës, në konferencën e ditës së sotme, kryeministri Edi Rama bëri të tjera komente në lidhje me protestës e opozitës së bashkuar, ku tha se është protestë partish për pushtet.

Më tej ai tha se është një çorbë e gatuar prej 30 vitesh nga i njëjti kuzhinier, Sali Berisha.

https://www.facebook.com/ediramaal/videos/861838198286201

“Të jemi të qartë, kjo është linja ndarëse, me atdheun apo pa atdheun. Përsa i përket protestës, për ca proteste po flisni. Një non-gratë dhe një spiun që mbledhin militantët e tyre. Mund ta bëjnë sa herë të duan, por kjo nuk ka lidhje me popullin. Është protestë partish për pushtet, për të prishur dhe për të marrë, me të vetmen rezultat ku hodhën ca bojë ku punëtorët e pastruan gjatë natës. Se ata bëjnë pis dhe ne pastrojmë. Është një çorbë që e kemi parë prej 30 vjetësh që e gatuan i njëjti kuzhinier, një non-grata. Më vjen keq për ata që u shkojnë mbrapa atyre që paguhen për të bërë keq në këtë vend”, tha Rama./albeu.com


Shtuar 15.11.2022 10:32