Merr flakë një godinë e braktisur në lagjen 1 maji të qytetit të Fierit. Flakët kanë shpërthyer brenda mjediseve të godinës ndërsa ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.
Godina ndodhet pranë drejtorisë së ujësjellësit në Fier, në afërsi të një blloku banimi.
Menjhërë kanë mbërritur uniformat blu dhe forcat zjarrëfikëse për të neutralizuar zjarrin i cili ka avancuar në të gjithë objektin. Objekti prej kohësh ëahtë i braktisur dhe i pabanuar.
Nuk dihen shkaqet e zjarrin në një ditë me shi si kjo e dielë në Fier.