Mbyllet çështja Smalling, Roma arrin akordin me Man.United

Chris Smalling është shumë pranë rikthimit te Roma. Janë zhbllokuar bisedimet mes klubit verdhekuq dhe Manchester United për rikthimin në kryeqytetin italian të mbrojtësit anglez.

Roma pritet të paguajë rreth 15 milionë euro për kartonin e Smalling i cili do të firmosë me skuadrën italiane një kontratë 4-vjeçare me një pagë neto prej 3 milionë eurosh në sezon.


Shtuar 1.10.2020 09:34