Elon Musk në emailin e tij të parë drejtuar stafit të Tëitter tha se puna në distancë nuk do të lejohet më dhe ata do të duhet të punojnë në zyrë për të paktën 40 orë në javë.
Musk, i cili përfundoi marrëveshjen e tij prej 44 miliardë dollarësh për platformën e njohur të medieve sociale vetëm dy javë më parë, ka pushuar gjysmën e fuqisë punëtore dhe disa drejtues të lartë dhe ka njoftuar një sërë veprimesh duke përfshirë pagesën prej 8 dollarësh për abonimin në Tëitter Blue.
Kur Twitter rihapi zyrat në mars, kishte thënë se punonjësit mund të punonin ende nga shtëpia nëse dëshironin.
Vendimi i Musk pasqyron politikat në kompanitë e tij të tjera, sikurse SpaceX dhe Tesla Inc, ku ai iu tha punëtorëve të punonin në zyrë të paktën 40 orë në javë, ose të largoheshin.