Ukrainasit në festë pasi Kievi rimori qytetin kyç Kherson

Ushtarët ukrainas janë mirëpritur në Kherson nga banorë të gëzuar, pasi Rusia tha se ishte tërhequr plotësisht nga qyteti kyç jugor.

Disa pamje të publikuara tregonin vendasit në rrugë, duke mbajtur flamurin kombëtar të Ukrainës dhe duke brohoritur ndërsa trupat e Kievit mbërrinin.

Disa kënduan këngë patriotike rreth një zjarri të madh kampi deri natën.

Kherson ishte i vetmi kryeqytet rajonal i marrë nga Rusia pas agresionit të filluar në fund të shkurtit ndërkohë që tërheqja është parë si një nga “dështimet” më të mëdha të luftës.

Moska tha se 30,000 personel ishin nxjerrë nga zona – si dhe rreth 5,000 pjesë të pajisjeve ushtarake, armatimit dhe aseteve të tjera.

Shtëpia e Bardhë përshëndeti atë që e quajti një “fitore të jashtëzakonshme”, ndërsa presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e quajti atë një “ditë historike”.

Por ministri i jashtëm i Ukrainës tha se “lufta vazhdon”.

Duke folur në Kamboxhia në margjinat e një samiti të vendeve aziatike, Dmytro Kuleba tha: “Ne po i fitojmë betejat në terren. Por lufta vazhdon”.


Shtuar 12.11.2022 08:52