City pati mundësinë e artë për të dyfishuar rezultatin ndaj Chelsea, Aguero e katranos nga 11-metërshi (VIDEO)

Sulmuesi argjentinas ishte titullar në ndeshjen ndaj Chesleat në kuadër të javes së 35-të të Premierligës pas shumë kohësh.

Por, ai pati një rast të mirë për të shënuar pas në minutat e fundit të pjesës së parë, u akordua një penalti në favor të Manchester Cityt.

Aguero morri përsipër përgjegjësinë për gjuajtjen e penaltisë, por e humbi atë.

Megjithatë, ishte mënyra e ekzekutimit e cila po bënë bujë në mediat sociale. Aguero u mundua që me një “Panenka” të shënojë, por Mendy e kuptoi këtë gjë dhe e mbrojti penaltinë.

Guardiola ishte i frustruar pasi ai mund të dyfishonte avantazhin në pjesën e parë.


Shtuar 8.05.2021 19:37