Rama ka vazhduar akuzat në Kuvend ndaj opozitës duke i cilësuar si një katund politik mizerabël, ndërsa veten e ka cilësuar si katundarin më të mirë në mesin e deputetëve në sallë.
Më tej ai ka shpërthyer në akuza ndaj Salianjit, të cilin e cilësoi mizë në të ndenjurat e kalit që mendon se tërheq karrocën.
Rama-opozitës: Se ku e gjeni pafytyrësinë, pa ditur gjë fare, ti hidhni baltë nga foltorja e një katundi politik mizerabël, ku ju jeni katundarët më mizerabel mes nesh. Për katundarë nuk hahemi dot, se jam katunari më i mirë këtu bashkë me Xhemal Qefalinë. Ju jeni të mallkuar dhe jeni të gjithë bedela. Se bartësit e mallkimit për vendin nuk është këtu”.
https://www.facebook.com/kuvendishqiperise/videos/688397625898568
(Ndërhyn Salinaji)
Rama: Ti bëj kujdes!
Salianji: Po kërcënon?
Rama: Jo nuk pot ë kërcënoj fare. Po nuk ishet këtu dhe pot ë informoj që kam fituar një process tjetër për shifje. Jeni bedela, ti je kryebedel pansionat. Ti je si miza në të ndenjurat e kalit që mendon se tërheq karrocën. Kështu që rri aty se ked he ditë të vështirë sot, të mirëkuptojmë. Kujdes me fjalorin dhe se mos na ngatërron ajshtëdaljet e organizmit. Ju bedela nuk keni atdhe, nuk keni fe, flamur, histori, dinjitet, asgjë. Sepse vetëm bartësit e mallkimit të këtij vendi që nga 1912 mund të akuzojnë komplet në hava një nga kompanitë më të mëdha të botës. Vetëm ju mund ta bëni sepse jeni bishi i një krijese që bart mallkimin.