“Ka marrë fund!”, Irma kokëfortë dhe nuk pranon t’i flasë, Eranda Libohova heq dorë nga pajtimi me të motrën? (FOTO LAJM)

Rreth një vit më parë, Albeu.com ju bëri të ditur se dy ikonat e ekranit shqiptar, motrat Libohova nuk flasin prej vitesh. Që atëherë në rrjet qarkullojnë shumë hipoteza për prishjen e marrëdhënies së tyre.

Madje motrat herë pas here kanë qenë pjesmarrëse në të njëjtat evente dhe festa, por të padukshme për njëra-tjetrën. Ato nuk kanë patur asnjë komunikim dhe për më tepër në rrjetet sociale nuk ka asnjë gjurmë të përbashkët.

Por siç e kemi shprehur shpeshherë Eranda është ajo e cila ka dhënë “dritën jeshile” për një mundësi pajtimi.

Burime të sigurta për Albeu.com bëjnë me dije se është Irma Libohova ajo e cila nuk pranon të ketë kontakt me motrën e saj, Erandën me të cilën kanë ndarë skenën dhe pjesën më të madhe të jetës.

Pasi e ka përmendur në Intervista të ndryshme madje edhe në Instagramin e saj, Irmës duket se i ka ardhur në majë të hundës dhe një InstaStory i fundit ngjall dyshime se i dedikohet pikërisht motrës së saj.

“Nëse një virgjëreshe (shenja e saj e horoskopit) i intereson në të vërtë, ata përpiqen 400 herë, por nëse heq dorë, ka marrë fund”, shkruhet në shprehjen që Irma ka shpërndarë në Instagram./albeu.com/