Debate të ashpra në Kuvend mes opozitës dhe kryeministrit Edi Rama.
Ndërsa Alibeaj e cilësoi aferë ekonomike investimin në Portin e Durrësit, kjo e ka acaruar shumë kryeministrin i cili i cilësoi të pafytyrë dhe bedelë që akuzojnë një nga investitorët më të mëdhenj në botë, për pazare.
https://www.facebook.com/kuvendishqiperise/videos/688397625898568
“Me çfarë kurajo çohesh dhe hedh baltë mbi gjithë këtë personalitet të Ekonomisë Globale, përfaqësues i një prej ekonomive më të mëdha të botës. Një që vjen dhe investon dhe transformon Durrësin në një nga pikat më të rëndësishme të turizmit në mesdhe, ku ktu as nuk u miratua gjë, por vetëm u fut me procedurë të përshpejtuar. Duhet të jetë me procedurë të përshpejtuar se kush mendojmë ne dhe nuk kemi kohë për të humbur. Ju jeni ca të ,baruar, të pafytyrë, që nuk keni fe, atdhe as din e as imam. Mirë ne po merrni nëpër gojë dhe akuzoni për Pazar një kompani nga më të mëdhatë në botë”, tha kryeministri.
“Mos bërtit ti gjel deti i Peqinit”, i tha Rama, Dashnor Sulës, duke akuzuar opozitën se janë bedelë që nuk dinë se çfarë bëjnë dhe se marrim para ruse për të rrëzuar qeverinë e vendit të tyre.