Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Hysni Gucatit, hyn sërish në operacion pas ndërhyrjes së dy javëve më parë

Ish-kryetari i OVL dhe UÇK-së, Hysni Gucati, i është nënshtruar sërish një operacioni pasi gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar.

Gucati aktualisht ka bërë një ndërhyrje para dy javësh pasi është operuar në këmbë në Holandë ku dhe po qëndron në burg pas dënimit të marrë.

Kreu i OVL të UÇK-së, Hyseni Gucati është shpallur fajtor nga Gjykata Speciale në maj të këtij për disa nga pikat e aktakuzës që lidhen me pengimin e administrimit të drejtësisë, shkeljes së fshehtësisë së procedurës e pengim të personave zyrtar. Kryetari i trupit gjykues shpalli aktgjykimin duke njoftuar dënimin me 4 vjet e gjysmë burgim, duke llogaritur edhe kohën e paraburgimit.


Shtuar 4.11.2022 14:16