Burak Ozçivit i njohur si “Osmani”, nga seriali i suksesshëm që transmetohet në TV Klan dhe Fahriye Evcen janë një nga çiftet më të pëlqyer e të komentuar. Çdo veprim i tyre kthehet në lajm dhe sidomos pozat e fundit të Fahriyes.
Aktorja 34-vjeçare ka pozuar e veshur me pantallona të zeza lëkure dhe një body të bardhë. Mirëpo fansat menjëherë kanë kapur një detaj duke e akuzuar për fotoshop.
Dera pas Fahriyes është shtrembëruar, detaj i cili i ka shpëtuar aktores dhe e ka postuar foton.