Ngacmoi s*ksualisht 15 vjeçarin, arrestohet 31 vjeçari nga Berati

Policia e Beratit ka arrestuar një 31-vjeçar pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetas të mitur.

Policia bën me dije se është arrestuar shtetasi me inicialet P.P., 31 vjeç.

“Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat, u bë arrestimi i shtetasit P.P., 31 vjeç, banues në Kuçovë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetas 15-vjeçar”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Ngacmim seksual”.


Shtuar 16.03.2021 11:44