Milan ka arritur të marrë një fitore të madhe në San Siro ndaj Salzburg.
Kuqezinjtë kanë mposhtur me rezultatin 4-0 kundërshtarët e tyre. Autorët e golave ishin Giroud me një dopietë dhe Krunic me Messias. Milan kështu ka arritur të sigurojë vendin e dytë dhe kualifikohet për në fazën e 1/16.
Juventus ka humbur në shtëpi ndaj PSG-së me rezultatin 1-2. Mbappe hapi sfidën duke shënuar një gol fantastik pasi dribloi kundërshtarët e tij me radhë. Më pas, Bonucci barazon rezultatin, por festën e prish Mendes duke shënuar golin e fitores.
Juventus është favorizuar nga Benfica, pasi kanë mposhtur Maccabin dhe automatikisht “Zonja e Vjetër” ka zënë vendin e tretë në grup duke arritur kualifikimin në Europa League./ h.ll/albeu.com
Shikoni golat e Milan-Salzburg