Lufta në Ukrainë, Polonia nis ndërtimin e murit përgjatë kufirit në Kaliningrad

Teksa lufta në Ukrainë vazhdon ende, qeveria e Polonisë ka vendosur për ndërtimin e një muri të ri përgjatë kufirit 210 kilometra në Kaliningradit.

Ministri polak i Mbrojtjes, Mariusz Blaszczak në një deklaratë ditën e sotme u shpreh ky mur duhet të ndërtohet në mënyrë që vendi të ndihet sa më i sigurt.

Kjo masë vjen si dyshim së mos Moska mund të planifikojë të lehtësojë kalimet e paligjshme të kufirit nga emigrantë aziatikë dhe afrikanë.

Blaszczak në deklaratën e tij tha se vendimi erdhi pasi autoriteti rus i aviacionit ka nisur kohët e fundit fluturime nga Lindja e Mesme dhe drejt Kaliningrad-it.

 

 

Puna për ndërtimin e murit tashmë ka filluar. Ai do të jetë 2.5 metra i lartë dhe 3 metra i gjerë.

Sipas parashikimeve, pritet që muri të përfundojë në fund të vitit 2023.

Shtuar 2.11.2022 22:52