Ministria ruse e Mbrojtjes tha se qëllimet e saj janë arritur me sulme me dron. CNN shkruan se sipas tyre Forcat e Armatosura kishin vazhduar sulmet me armë ajrore me rreze të gjatë, me precizion të lartë dhe me bazë detare. Ata synonin kontrollin ushtarak dhe sistemet energjetike të Ukrainës.
“Qëllimet e sulmeve janë arritur. Të gjitha objektivat e caktuara janë neutralizuar,” tha ai.
Ndërkohë që pas një dite të sulmeve të rënda nga forcat raketore ruse, forcat ajrore të Ukrainës kanë bërë apel për ofrimin e përshpejtuar të mbrojtjes ajrore moderne nga partnerët perëndimorë. Ai tha gjithashtu se Ukraina kishte nevojë për më shumë sisteme të vjetra si raketa tokë-ajër HAëK e prodhuar nga SHBA.