Vetëm 180 minuta larg titullit është Lille. Duke pritur edhe ndeshjen e PSG që luan ndaj Rennes të dielën, skuadra e Galtier është shumë pranë titullit kampion në kampionatin francez pas suksesit të merituar 3-0 në derbin ndaj Lens.
Në një ndeshje ku nuk pati histori, kryesuesit e kampionatit shënuan menjëherë në minutën e 4 me Yilmaz dhe më pas në 35’ Michelin me të kuq për Lens ia lehtësoi fitoren.
Ishte sërish sulmuesi turk, Yilmaz në 40 që dyfishoi rezultatin ndërsa në pjesën e dytë Jonathan David vulosi suksesin në një derbi që vlen pothuajse titulli kampion.