Mbrëmjen e sotme një kambist u grabit në Sarandë.
Ngjarja ndodhi në lagjen nr. 4 në Sarandë, ndërkohë që kambisti po ngjitej për në banesë përmes ashensorit.
Ai është sulmuar nga tre persona, dy djem dhe një vajzë, të cilat pasi e kanë goditur kanë mundur t’i marrin shumën 5 milionë lekë të vjetra. Kambisti ka marrë goditje në pjesë të ndryshme të trupit. 70-vjeçari është dërguar drejt spitalit ku po merr ndihmën e parë mjekësore.