Prindërit dhe kompania “Turgut Ozal” janë duke ndjekur rrugët ligjore për anulimin e vendimit të MAS për mbylljen e kopshtit të kësaj kompanie, gjë të cilën ata e konsiderojnë tërësisht politikë që nuk lidhje me zbatimin e ligjeve.
Gjatë ditës së sotme, avokati i kompanisë tha për mediat se kanë kërkuar ndryshimin e gjyqtares që më parë kishte dhënë vendim kundër padisë së kompanisë për anulimin e vendimit.
“Ne kërkuam ndryshimin e gjyqtares, pasi më herët e njëjta gjyqtare ka dhënë vendim kundër padisë së shkollës, ajo e ka dhënë vendimin e saj kështu që nuk mund të presim që të vendosë ndryshe për padinë e prindërve. Çudia është se edhe vetë gjyqtarja ka kërkuar heqjen dorë nga gjykimi, por kërkesa e sja nuk është miratuar”, tha ai.
“Fëmijët të vendosen aty ku kanë qenë dhe të mos i shkaktojmë më trauma të tjera. Ne jemi përpjekur ti mbrojmë nga dëmi i mundshëm psikologji, por ata nuk e kuptojnë dot përse është mbyllur dhe kemi të njëjtin refren të përditshëm, ‘përse nuk na çon në kopsht?”, tha ndërkohë njëri nga prindërit.
Pas kësaj kërkese, gjykata shtyu për në datë 9 seancën e radhës.