“Vetëm 16% e transformimit”, i riu shokon me pamjen e tij (FOTO LAJM)

Ka bërë vetëm 16% të transformimit të tij, ose të paktën kështu ka thënë Anthony Loffredo, i cili dëshiron të bëhet një “alien”. Operacioni i fundit që është bërë ka qenë heqja e hundës.

Francezi 31-vjeçar është zhytur në procesin ‘Black Alien Project’, me të cilin ai do të duket si të ishte një alien i vërtetë. Meqenëse këto ndërhyrje janë të paligjshme në vendin e tij, ai ka vizituar një ekspert për këto modifikime të trupit jashtë Francës.

Këto transformime nuk janë ndryshimet e vetme që janë bërë. Gjuha e Loffredos është prerë në gjysmë, ai ka të gjithë lëkurën e tij të tatuazhuar dhe të bardhën e syve gjithashtu, ai ka shpuar fytyrën, ai ka implantuar në kokën e tij sikur të ishte Hellboy dhe ka hequr veshët.


Shtuar 25.09.2020 11:21