Armë zjarri pa leje dhe municion luftarak, kapet 30-vjeçari në Tiranë

Dy persona në Tiranë janë vënë në pranga, për armëmbajtje pa leje, posedim të municionit luftarak si dhe për veprën penale “Moskallëzimi i krimit.

Forcat e posaçme “Shqiponjat” dhe “Shigjetat” kanë arrestuar 30-vjeçarin K. H., pasi gjatë kontrollit të mjetit në të cilin ai ishte pasagjer iu gjet në çantën e dorës një armë pistoletë dhe fishekë luftarakë.

Po ashtu, u arrestua edhe 24-vjeçari S. S., drejtuesi i mjetit tip “Audi” pasi gjatë kontrollit të banesës S.S., iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi municioni luftarak.

Materialet procedurale iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë.


Shtuar 25.09.2020 07:49