Padyshim mund të themi se ndarja e Blero Muharremit dhe Afrona Dikës, u kthye në telenovelë, me dyshen që nuk e pranonte hapur këtë gjë dhe vazhdonin e thumbonin në rrjetet sociale.
Mirëpo pak ditë më parë, këngëtari vendosi ta pranonte publikisht atë që publiku dinte prej kohësh.
Së fundmi, ky lajm ka përfshirë edhe ish-gruan e Bleros, Teuta Krasniqin, e cila në një intervistë të dhënë për “Mirage” është ngacmuar në lidhje me ndarjen e ish-partnerit të saj.
Përballë kësaj pyetje aktorja ndonëse të përgjithësuar, e dha mendimin e saj, duke treguar edhe arsyet që çojë drejt një vendimi të tillë.
“Nuk e di sa jam unë në pozitë për ta komentuar, jo vetëm kjo, por secila ndarje, një çift që ka qenë bashkë,me u nda…Shikoni askush nuk martohet për tu ndarë. Ajo vjen shpesh me arsye më të mëdha, nganjëherë me arsye më të vogla që dinë të bëhen të mëdha. Natyrisht kur sheh që një çift ka përfunduar me ndarje, të gjithë ndiejnë keqardhje. Ndonjëherë pas asaj keqardhje duhet të shihen anët pozitive”- u shpreh Teuta Krasniqi për “Mirage”.
Siç e përmendëm më lartë, Blero pranoi më në fund atë që publiku dinte prej muajsh, me një deklaratë në Instagram ku ndër të tjera shprehej:
“Unë dhe Afrona i kemi dhënë fund martesës sonë 2-vjeçare në maj të këtij viti. Arsyet janë tërësisht personale dhe që na përkasin vetëm neve. Nuk ka pasur asnjë moment hapësirë për interpretim, keqinterpretim apo përdorim të imagjinatës. Pra, miq e dashamirës, lidhja jonë ka përfunduar, ndaj situata është e rënduar ashtu siç është, madje edhe pa e kthyer në pjesë të debatit publik. Unë po ju drejtohem me një kërkesë për herë të parë dhe të fundit, me shpresë që do të hasë në mirëkuptimin tuaj- ta lënë ashtu siç është këtë pjesë të jetës sime dhe të mos merremi më gjatë me të. Ky vendim i cili na përkiste vetëm mua dhe Afronës, ndaj dhe dëshiroj që ta mbajmë të tillë. Do ta vlerësoj shumë nëse do të më mirëkuptoni, meqenëse kjo vërtetë do të jetë hera e fundit kur unë do të ju adresohem për këtë çështje. Faleminderit nga zemra për kohë. I juaji, Blero”.
View this post on Instagram