Luis Suarez është lojtar i Atletico Madrid.
Sulmuesi uruguaian, pas gjashtë vitesh në Barcelonë, largohet nga ‘Camp Nou’, për t’iu bashkuar Atletico Madrid.
Skuadra nga kryeqyteti spanjoll, ka zyrtarizuar Suarezin, duke i uruar mirëseardhje.
“Atletico Madrid dhe Barcelona kanë arritur marrëveshje për transferimin e Luis Suarez”, thuhet në njoftim.
33 vjeçari Suarez, në 191 paraqitje ka shënuar 147 gola për Barcelonën.