“Çfarë ka qenë Sali Berisha? Ka qenë pjesë e familjes shqiptare në çdo sondazh. Dhe Berisha deri në vitin 2019 ka qenë më i rëndësishëm se Basha…”
Analisti Baton Haxhiu dhe Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD Bujar Nishani kanë debatuar në “Opinion” lidhur me rolin e liderit historik Berisha, në parti.
Duke analizuar rezultatin e zgjedhjeve dhe raportin mes Berishës dhe Bashës, Haxhiu u shpreh, se një lider që e do partinë e vet, largohet dhe nuk e kontrollon.
Ndërkohë për ish-presidentin Nishani, tërheqja e Berishës nga PD do të thoshte vota të humbura për këtë forcë.
“Në PD ka një respekt të pakufishëm të liderit historik. Asnjëri prej tyre nuk e ka vra babën që tha Edi Rama. Dhe arayeja pse është PD në këtë gjendje është se PD krejt në vitin 2019-2020 e ka fitu liderin jo në formën maksimale të saj.
Çfarë ka qenë Sali Berisha? Ka qenë pjesë e familjes shqiptare në çdo sondazh. Dhe Berisha deri në vitin 2019 ka qenë më i rëndësishëm se Basha.
Njeriu që është gri për kë të votojë, për liderin e vërtetë apo për atë që i rri si hije? Një lider që e do partinë e vet, largohet dhe nuk e kontrollon si Big Brother”, tha Haxhiu.
Ndërkohë duke ju referuar edhe sondazheve, ish-presidenti Nishani u shpreh: “A e pranon faktin që Berisha si lider del më lartë se Basha? I bie që nëse detyrojmë Berishën të iki, atëherë PD të bjerë më shumë nga sa ka sot”.