Lazzarini Design Studio zbuloi Avanguardia, një koncept i megajahtit i ndërtuar si një mjellmë me një “qafë të lëvizshme” dhe “kokë të lëvizshme”.
Avanguardia, e cila italisht përkthehet si pararojë ose avangardë, është një emër në dukje i përshtatshëm për këtë jaht me formë unike që shfaq dukshëm një kullë kontrolli të ngjashme me kokën e mjellmës mbi pjesën tjetër të anijes, transmeton Telegrafi.
Sipas studios së dizajnit me qendër në Romë, jahti u frymëzua nga disa seri të animuara nga Japonia ndërmjet viteve 1970 dhe 1980 që përshkruanin kokën e robotëve si qendra komande.
Por për sa i përket përbërësit specifik, krijuesi i tij nxori frymëzim nga një anime e vetme: “Casshan”, një seri që shfaqte një personazh robot mjellmë që pretendonte të ishte një grua.
Qafa e kullës së kontrollit të kokës së mjellmës do të zgjatet dhe lëvizet.