Thiago Alcantara nuk i ka çuar dëm minutat e para të tij me fanellën e Liverpoolit.
Mesfushori spanjoll debutoi në ndeshjen kundër Chelsea, ku u aktivizua për 45 minutat e pjesës së dytë.
Në këtë kohë, 29 vjeçari arriti që të vendoste një rekord në Premierligë.
Alcantara regjistroi 75 pasime (të kompletuara), më shumë se secili lojtar i Chelsea që luajti për 90 minuta për atë ndeshje, por edhe më shumë se secili lojtar në Premierligë që nga koha kur pasimet e sakta regjistrohen.
Thiago shkaktoi edhe një penallti, por për fat të tij penalltia u prit nga Alisson Becker.