Gjyqi në mes të Twitter dhe Musk tani në pauzë

Gjykatësja që po e mbikëqyr mosmarrëveshjen e blerjes në mes të Elon Musk dhe Twitter gjatë ditës së enjte vendosi që t’i pauzoi procedurat ligjore deri me 28 tetor pas një kërkese të bërë nga ana e CEO të Tesla, gjë që do të thotë se gjyqi i cili ishte caktuar të nis me 17 tetor nuk do të zhvillohet ashtu siç ishte planifikuar.

Twitter kishte kundërshtuar mocionin e Musk për të pezulluar proceduar dhe kishte ngritur shqetësim se ai mund të mos zbatonte fjalët e tij për mbylljen e shpejtë të marrëveshjes, raporton CNN.

“Nëse transaksioni nuk mbyllet në ora 17:00(sipas kohës lokale) me 28 tetor 2022, palët janë udhëzuar që të kontaktojnë gjatë mbrëmjes me postë elektronike për të marrë datat e seancave për nëntor 2022”, tha në urdhrin e saj gjykatësja e Gjykatës së Kancelarisë së Delaware, Kathaleen McCormick.

Avokatët e Elon Musk gjatë së enjtes depozituan një mocion për pezullimin e procedurave ligjore në mosmarrëveshjen e tij me Twitter, dhe që gjyqi që ishte caktuar të filloi me 17 tetor të largohet nga kalendari i gjykatës, duke vënë në dukje “rrethanat e ndryshuara që kanë nxitur në mënyrë efektive këtë veprim”, kjo sipas depozitimit të bërë në gjykatë.

Depozitimi – në të cilin thuhet se pezullimi qëndron “mbi pritjen e mbylljes së transaksionit” – vije pasi që më herët gjatë kësaj jave Musk kishte propozuar procedimin e blerjes së Twitter me çmim prej 44.8 miliardë eurove sipas kushteve të rëna dakord fillimisht, pasi që ai kishte kaluar shumë muaj duke u përpjekur ta prishë marrëveshjen.


Shtuar 8.10.2022 17:20