Fshehu vetëvrasjen e gruas në Kamëz, Gjykata e Tiranës refuzon kërkesën për lirim të 56-vjeçarit

Gjykata e Tiranës ka refuzuar kërkesën për lirim të 56-vjeçarit, Shefqet Lika, i cili akuzohet se çoi drejt vetëvrasjes bashkëshorten e tij, Shahe Lika.

Nëpërmjet një njoftimi mësohet se Apeli ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës i cili është nën hetim, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shkaktimi i vetëvrasjes” si dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, duke refuzuar ankimimin e Shefqet Likës, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit, caktimin e masës së sigurimit personal “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”.

Kujtojmë se Gjykata e Tiranës ka vendosur masën “arrest me burg” ndaj 56-vjeçarit.

Shahe Lika  gjeti vdekjen me 4 shtator pasi u var në një serë pranë banesës së saj në Kamzë, por bashkëshorti e raportoi si vdekje natyrale. Ishin familjarët e viktimës që njoftuan policinë me pretendimin se bashkëshorti i saj nuk ka treguar të vërteten.

Vendimi i Gjykatës së Apelit

Në datën 05.09.2022, rreth orës 07:30, në Komisariatin e Policisë nr. 5 Tiranë, është paraqitur shtetasi me iniciale S.B, i cili ka kallëzuar se ka dyshime në lidhje me vdekjen e motrës së tij, ndaj bashkëshortit të saj me iniciale SH.L, i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Shkaktimi i vetëvrasjes” si dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me vlerësimin e arrestit dhe caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg”, për personin nën hetim SH.L, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shkaktimi i vetëvrasjes” si dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, të parashikuara nga nenet 99 dhe 301 të Kodit Penal.

Me vendimin nr. 1862 Regj.Them, datë 08.09.2022, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur:

Vlerësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë të personit nën hetim L.

Caktimin si mase sigurimi personal ndaj shtetasit SH.L, ate të “arrestit ne burg”, te parashikuar nga Neni 238 I K. Pr. Penale.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetim SH.L, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit, caktimin e masës së sigurimit personal “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”.

Në vijim, Gjykata e Apelit Tiranë, e përbërë nga Relatore Gjyqtare znj. Elona Toro, me vendimin nr, 856 datë 04.10.2022 vendosi:

-Miratimin e vendimit 1862 Akti, datë 08.09.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.


Shtuar 4.10.2022 16:24