Takimi Berisha – Meta/ Nga zgjedhjet lokale te protestat, zbardhet biseda mes liderëve të opozitës

Ditën e sotme në selinë e Partisë Demokratike u zhvillua një takim mes kryetarit të Partisë Lirisë, Ilir Mete dhe atij të PD, Sali Berisha.

Partia Demokratike së fundmi ka zbardhur bidesën mes tyre.

Në këtë takim morën pjesë Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike zoti Flamur Noka dhe deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili.

Sipas PD, në takim u diskutua dhe u ra plotësisht dakord për bashkëpunimin, bashkërendimin dhe Aleancën e Partisë Demokratike me Partinë e Lirisë në zgjedhjet vendore, iniciativat parlamentare, në protestat popullore kundër pushtetit të Edi Ramës.

Takimi u karakterizua nga fryma e mirëkuptimit të plotë./albeu.com