Guardiola: Askush si Haaland në moshën e tij

Nesër në mbrëmje rikthehet Champions League për Manchester City.

Kopenhagen do të jetë në Etihad pas një barazimi me Sevilla dhe Guardiola ka folur në konferencën për shtyp.

“Nuk është e lehtë për askënd të dalë me pikë në Andaluzi. Sevilla bëri gjithçka për t’i mundur dhe nuk ia doli. Kopenhagen ka cilësi, ata nuk luajnë vetëm me topin e gjatë, por kanë edhe kapacitet dhe kurajo për të sulmuar kudo.

Haaland? Në moshën e tij nuk asnjë si ai. Shifrat flasin vetë, por ne jemi të lumtur që e kemi këtu edhe për të gjitha ato gjëra që statistikat nuk i thonë. Ai nuk është thjesht një sulmues që shënon.

Ka krijuar një kimi të mirë me skuadrën dhe gjithë ambientin. Ka gjithmonë një sjellje të shkëlqyer si me stafin ashtu edhe me të rinjtë e akadamesië”, është shprehur Guardiola./h.ll/albeu.com


Shtuar 4.10.2022 16:32