“Në fillim i lidhën dhe më pas i rranë”, i afërmi rrëfen grabitjen në Klos: Si u torturuan nënë e bir

Të tjera detaje kanë dalë lidhur me grabitjen e ndodhur gjatë natës në fshatin Dom të Klosit.

Sipas burimeve, bëhet me dije se 5 persona të maskuar dhe të armatosur pasi kanë dhunuar dhe terrorizuar nënë e bir në një banesë, kanë vjedhur prej aty një shumë prej 8 mijë eurosh dhe 1 milion lekë shqiptar e sende me vlerë.

Të lidhura

None found

Nga burime paraprake bëjnë me dije se grabitësit kanë lidhur fillimisht familjarët e më pas kanë kontrolluar të gjithë banesën.

Një i afërm i familjes së personit që ra pre e grabitjes tha për mediat se djali ka pësuar fraktura të mëdha në kokë, (4 fraktura) dhe nëna po ashtu, pasi janë goditur me qytën e automatikut.

“Çunin e familjes e kanë rrahur tmerrësisht, e kanë lidhur dhe më pas i kanë vjedhur. Si lagje nuk na ka ndodhur ndonjëherë kjo gjë. Se dimë se ça po hyn e ça po del. Kush bën kështu veprimesh, duhet pushkatuar. Po është hequr pushkatimi. Ishte nëna me fëmijën vetëm në shtëpi”, tha i afërmi, që është dhe banor i zonës.

Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë marrë në pyetje familjarët për të dhënë më shume detaje rreth grabitjes.


casibomjojobetmatbetmatbetcasino siteleriDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerjojobetcasibomcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetGrandpashabetjojobetjojobetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetcasibomjojobetjojobet girişgrandpashabetMeritking Girişaagrandpashabet girişjojobet girişdeneme bonusuMadridbetMadridbetJojobetJojobetgrandpashabet girişholiganbetgrandpashabetholiganbetjojobet