Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, është përpjekur që t’i motivojë lojtarët e tij para ndeshjes gjysmëfinale në Champions League.
Takimi kundër Chelseas do të luhet në orën 21:00 në Stamford Bridge. Reali udhëtoi drejt Londrës i vetëdijshëm se i duhet një rezultat pozitiv, duke e ditur se ndeshja e parë në Madrid përfundoi 1-1.