Anulimi i fashës së energjisë elektrike nga qeveria, Artan Hoxha zbulon arsyen e vërtetë

Papritur, kryeministri Edi Rama paraditen e sotme dha lajmin e mirë se është tërhequre nga vendimi për të rritur çmimin e energjisë për fashën mbi 800 kilovat.

Pas këtij vendimi, gazetari Artan Hoxha ka bërë një koment në rrjetet sociale.

Sipas gazetarit, është një sondazh i realizuar që ka detyruar kryeministrin të tërhiqet nga rritja e çmimit të energjisë. Gazetari thekson se reagimi qytetar në këtë sondazh të realizuar ka bërë që Rama të heqë dorë nga vendimi që njoftoi ditë më parë.

Komenti i gazetarit:

Te rroç sa malet komandant!!!

Na dhe dy mesime te vyera.

1)-Na bere te kursejme dhe pasi u binde qe ta degjuam fjalen, u tregove “zemermadh”, duke na e falur dhe kete radhe…

2)-Na tregove se “zoti” vazhdon te kete me sy te mire, sepse sa bere duva per te mbushur liqenet e hidrocentraleve, reshjet e shiut nuk kane te pushuar. Madje po bie shi pikerisht aty ku duhet, ku jane basenet ujembledhese te hidrocentraleve.

U permbyt nga rreshjet e medha, Tropoja dhe Puka…

Vetem nuk na tregove, si te doli sondazhi per reagimin popullor, nese pas 1 tetorit fillonte faturimi i energjisë, me tarifat e reja???!!!

Gjithsesi mos na e trego, rendësi ka, qe e lexove drejt dhe reagove ne kohen e duhur…

Dhe mos harroni te fikni kondicioneret kur dilni nga zyrat…. /albeu.com