Trajneri i Everton Carlo Ancelotti është akuzuar nga autoritetet spanjolle se nuk ka paguar 1 milion euro taksa.
Akuzat vijnë për kohën kur ai ishte në drejtimin e Real Madrid në vitet 2014/2015.
Të lidhura
None found
Autoritetet spanjolle pretendojnë se Ancelotti iu është shmangur pagimit të taksave pa asnjë shpjegim. Trajneri italian nuk ka bërë asnjë koment lidhur me këto akuza.
Tekniku italian është trajner i Evertonit pasi mori drejtimin e skuadrës në vitin 2019.
