Protesta e prindërve para Kryeministrisë për mbylljen e kopshtit: Do nisim padi civile në Strasburg

 

Një nga prindërit që ka dalë në protestë ditën e sotme para Kryeministrisë për mbylljen e kopshtit të “Turgut Ozal” ka paralajmëruar se këtë çështje do ta ndjekin në rrugë ligjore.

Ajo u shpreh se çështjen do ta dërgojnë dhe në Strasburg nëse do duhet.

“Në protestë kemi dalë sot për fëmijët e mi dhe të të gjithë Shqipërisë. Ne që jemi më larg nga Tirana nuk kemi mundësi ti çojmë fëmijët në kopshtet shtetërore që Rama na ka dërguar një listë. nuk mund ta çoj në një kopsht me kushte skandaloze ku në një krevat flenë tre fëmijë. Kam tre ditë që e mbaj fëmijën në shtëpi. Nuk kemi ndërmend të ndalemi me kaq. Shkolla po përpiqet të vijojë edhe me Strasburgun, ndërsa ne prindërit po mendojmë të nisim një padi civile si palë e tretë.

Jemi paralizuar edhe ne dhe fëmijët kemi ngelur në udhëkryq. Sipas shtetit duhet ti çojmë fëmijët në zona ku kemi lagjen. Unë jetoj në Kamëz ndërsa lista me kopshtet janë të gjitha në Tiranë. Në kopshtet e Tiranës e kemi të pamundur ti çojmë. Qeveria nuk do një arsim të mirë. Kanë hall se mos u rrezikohet pushteti dhe duan që këtu t’ja mbathin të gjithë e të mbesin vetëm pleqëria e të mos kenë mundësi të protestojnë? Vetë jam mësuese dhe psikologe dhe kam zgjedhur vendin tim për të edukuar brezat e ardhshme të Shqipërisë,” tha ajo./albeu.com