Rama flet sërish për fatin e Ervis Martianjt: Policia ende s’ka prova

Kryeministri Edi Rama, në konferencën për media, është pyetur nga gazetarët në lidhje me fatin e Ervis Martinajt, se kur policia do të dalë në deklaratë për të zbuluar se çfarë ka ndodhur me të.

Rama tha se ende nuk ka prova nga ana e policisë, ndërsa shtoi se sapo të ketë do të ketë dhe një komunikim zyrtar.

“Di t’ju them që në momentin e parë që do të ketë prova do të ketë komunikim. Dhe përderisa nuk ka komunikim do të thotë se nuk ka prova”, tha Rama./albeu.com

https://www.facebook.com/ediramaal/videos/822159668955085

 


Shtuar 28.09.2022 13:07