Një mjek në spitalin e Sarandës është proceduar penalisht pasi nuk pranonte të vizitonte pacientët. Sipas njoftimit të policisë, mjeku A. J është proceduar pasi akuzohet se ka shpërdoruar detyrën.
Njoftimi i policisë:
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. J., 46 vjeç, me detyrë mjek në spitalin e Sarandës, pasi dyshohet se ka shpërdoruar detyrën duke mos kryer vizita shëndetësore për disa qytetarë, në këtë spital.