Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka zbuluar se kolegia e tij, Mimi Kodheli është bërë për një ditë shoferja e tij personale. Me humor, ai ka ndarë këtë moment në rrjetin social ‘Instagram’ ku shkruan se për shkak të bllokimit të rrugëve, ka kërkuar ndihmën e Kodhelit, e cila e ka nxjerrë nga bllokimi që ishte krijuar për shkak të ndeshjes së Shqipëri-Islandë.
“Me shoqen time, në një makinë më tipikë italiane. Kështu është kur e ke dhe shoqe dhe shofere, kur për shkak të bllokimit të rrugëve merr përsipër që të të cojë sa më afër. Ndahemi tek ekipi, e kemi një gjë që na ndan por të tjerat na bashkojnë”, thotë Braçe.
View this post on Instagram
“ME MIMIN NEPER SHI;NE NJE MAKINE LLUKSI-FIAT500,
NE PERPJEKJE PER TJU AFRUAR STADIUMIT, LAGJES PRANESTADIUMIT DOMETHENE!!- shkruan ai përkrah videos së postuar në Instagram.