Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka paralajmëruar greva dhe protesta të shumta nga ana e opozitës, për rrëzimin e qeverisë së Edi Ramës.
Komentet Paloka i ka bërë teksa ka folur në një komunikim për mediat, ku bëri me dije se mbledhja e radhës do të jetë të shtunën tjetër.
“Mbledhja e ardhshme u vendos të jetë këtë të shtunë. Sot pati diskutime lidhur me qëndrimet që duhet të mbajë PD, apo aksionin opozitar dhe u ra në dakordësi që sa më shpejt të organizohen jo vetëm protesta , por një shumëllojshmëri aktesh dhe aksione opozitare përfshirë greva të mëdha, duke filluar nga sindikatat që funksionojnë në Shqipëri dhe gjithë grupimet e mëdha që kanë probleme si mësues apo mjekë, me qëllim që aksioni opozitar te jetë i shumëllojshme”, tha ai./albeu.com/