Jo vetëm PSG, edhe Real Madridi mendon për Skriniar

 

Real Madrid ka si objektiv për verën e ardhshme Milan Skriniar. Reprezentuesi sllovak përfundon kontratën me Interin në fund të sezonit dhe tashmë e ka njoftuar klubin italian se nuk do të nënshkruajë një marrëveshje të re.

Qendërmbrojtësi mendon se koha e tij në Serie A ka përfunduar dhe ai do të duhet të zgjedhë mes PSG-së dhe Real Madridit në fund të sezonit.

Real Madridi i ka bërë tashmë një ofertë zyrtare Skriniar dhe tani do të jetë lojtari që do të zgjedhë mes bardhezinjve apo PSG-së./albeu.com


Shtuar 26.09.2022 20:30