Nuk donte të shkonte në front, rusi i vë flakën vetes (VIDEO)

Një burrë tentoi t’i vinte flakën vetes në stacionin qendror të autobusëve. Nuk dihet se në çfarë gjendje është ky person. Sipas mediave të huaja, burri ka marrë “lëndime të lehta”, por edicioni Ryazan i Novaya Gazeta shkruan se ai ka djegie në 90% të sipërfaqes së trupit.

Në videon e publikuar nga Novaya Gazeta, një video nga një kamera vëzhgimi tregon se një burrë ka dalë në rrugë, është lyer me një lloj lëngu, më pas ka marrë flakë dhe ka vrapuar.  Sipas burimit të Novaya Gazeta, ai bërtiti se nuk donte të shkonte në front.


Shtuar 26.09.2022 18:32