I ka mbetur në derë, Reali kërkon vetëm 20 milion euro për Bale

Gareth Bale mund të jetë përforcimi i ri në ‘Old Trafford’.

Pas Donny van de Beek, Manchester United mund të bëjnë edhe një tjetër goditje në merkato.

Të lidhura

None found

Raportohej më herët se United kanë kthyer vëmendjen kah Gareth Bale, pasi e shohin si të pamundur misionin për Jadon Sancho.

Së fundmi, ‘Mundo Deportivo’ raporton të jetë caktuar çmimi i Gareth Bale nga Real Madrid.

Thuhet se ‘Los Blancos’ kërkojnë hiç më shumë sesa 20 milionë euro për kartonin e uellsianit.

‘Djajtë e kuq’ nuk besohet ta kenë problem këtë shumë, por më problematike mund të jetë çështja me pagën e lojtarit.

Mbetet të shihet nëse United do të bëjnë hapa konkret drejt Bale.


Shtuar 13.09.2020 10:11