Ish-presidenti i SHBA-ve, Donald Trump është paditur për mashtrim pas një hetimi në Nju Jork për biznesin familjar.
Prokurorja e Përgjithshme Letitia James ngriti padi të mërkurën në gjykatën e shtetit të Nju Jorkut.
Përveç Trump, kallëzimi përmend Organizatën Trump dhe tre nga fëmijët e rritur të ish-presidentit; Donald Trump Jr., Ivanka Trump dhe Eric Trump, të cilët janë drejtues të lartë në kompani.
Sipas padisë, Organizata Trump mashtroi huadhënësit, siguruesit dhe autoritetet tatimore duke fryrë vlerën e pronave të tij duke përdorur vlerësime mashtruese.
Organizata Trump ka mohuar të kenë bërë një gjë të tillë./albeu.com